Albion Rrahmani ka shënuar supergol në derbin ndërmjet Slavia Pragës dhe Spartës së Pragës. Por goli i shënuar nga Rrahmani nuk i mjaftoi Spartës.
Sparta e Pragës u mposht në udhëtim nga Slavia e Pragës me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së tretë të plejofit në elitën e futbollit çek.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani me asistimin e Ermal Krasniqit në minutën e 56-të realizoi gol të bukur nga afërsia për 1:1. Ai në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë.
Krasniqi luajti deri në minutën e 82-të. Qazim Laçi në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të kurse Indrit Tuci u paraqit nga minuta e 73-të te Sparta e Pragës.
Për 24-vjeçarin Rrahmani ky ishte goli i dhjetë këtë edicion. Krahas dhjetë golave ka kontribuar edhe me tri asistime.