Sunderlandi ka bërë përmbysje dramatike për ta mposhtur Sheffield Unitedin 2:1 në ndeshjen finale të play-offit në Championship për t’u kthyer në Premier League.
Tyrese Campbell i dha epërsinë Unitedit në pjesën e parë, para se Sunderlandi të rikthehej me Eliezer Mayendas në minutën e 76-të dhe Tom Watson në fund të ndeshjes.
Sunderlandi u rikthye në Premier League pas tetë sezonesh mungesë.
Gjatë kësaj periudhe ra edhe në rangun e tretë të garave.
Pos Sunderlandit, në sezonin e ardhshëm në Premier League do të jenë edhe Leedsi e Burnley.
Leicesteri, Ipswichi dhe Southamptoni do të vazhdojnë garën në Championship.