Struga dhe Shkupi kanë fituar thellë të shtunën në ndeshjet e xhiros së nëntë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Struga në udhëtim fitoi ndaj Vardarit me rezultatin 4:1, ndërsa Shkupi e mposhti Brera Strumicën me rezultatin 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkëndija e Tetovës barazoi pa gola në udhëtim te Sileksi, kurse Voska humbi në shtëpi nga Rabotniqki, 2:0.
Dy skuadra tjera shqiptare Gostivari e Besa 1976, barazuan 1:1.
Rabotniqki prinë në tabelë me 19 pikë pas nëntë ndeshjeve.
Me 18 pikë në vendin e dytë është Shkëndija e Tetovës, ndërsa Gostivari i treti ka 17 pikë.
Struga e katërta ka 15 pikë, tri më shumë se Shkupi i vendit të gjashtë.
Besa 1976 është e nënta me nëntë pikë, ndërsa Voska Sport e fundit në tabelë ka pesë pikë.