Ish-futbollisti zviceran, Marco Streller, mendon se Xhaka mund t’i bashkohet Real Madridit. Ai ka theksuar se nuk është çudi nëse karriera e Xhakës do të vazhdonte te Real Madridi.
“Mund ta imagjinoj mirë se nëse Xabi Alonso shkon te Real Madridi dhe Luka Modriq largohet, mund të ndodhë”, ka thënë ish-sulmuesi i Zvicrës, Baselit, Kolnit, Suttgartit dhe Thunit për mediumin zviceran “bluewin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është pyetur sërish nëse Xhaka mund t’i bashkohet Realit.
“Mund të jetë patjetër. Alonso e di se Graniti ishte vendimtar në suksesin e Leverkusenit”, është shprehur Streller.
Që nga transferimi nga Arsenali te Leverkuseni, Xhaka ka qenë lider i mesfushës së ekipit të drejtuar nga Xabi Alonso. Ai udhëhoqi ekipin drejt titullit të kampionit të Gjermanisë. Leverkuseni fitoi edhe Kupën, ndërsa humbi në finale të Ligës së Evropës nga Atalanta.
Leverkuseni edhe këtë edicion është në garë për titull në Gjermani.