Trajneri i Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim, ishte prej emrave më të përfolur që ta zinte vendin e Juergen Kloppit.
Mediat angleze shkruanin se ai pritej të zyrtarizohej shumë shpejt, por marrëveshja kishte dështuar për shkak të klauzolës së lirimit të teknikut portugez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu ka shkruar “Daily Mail” të shtunën.
Thuhej se trajneri portugez do të vinte në Liverpool për 10 milionë euro.
Megjithatë, skuadra portugeze, Sporting, ndryshoi mendje dhe në vend të 10 milionëve, kërkonte dyfishin e parave që ta linte të lirë Amorimin.
Pasi ndodhi kjo, Liverpooli u tërhoq nga bisedimet.
Amorim është 39-vjeçar, ndërsa me Sportingun e ka fituar dy herë titullin, tri herë Kupën e Ligës dhe një herë Superkupën e Portugalisë.
Kupën e Ligës e ka fituar edhe me Bragan.