Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës.
“Ai ishte golashënuesi më i mirë i ligës së Kosovës dhe fitoi dy tituj me Ballkanin. Në ligën e parë të Rumanisë, ai luajti 28 herë për Rapid Bukureshtin, në të cilin shënoi 18 gola dhe bëri 6 asistime. Sezonin e kaluar ai luajti pesë ndeshje për kombëtaren e Kosovës. Ai quhet Albion Rrahmani dhe ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare me Spartën”, ka njoftuar klubi çek të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro. Rrahmani i bashkohet Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit te Sparta e Pragës.
Video:
𝑯𝒆'𝒔 𝒄𝒐𝒎𝒊𝒏𝒈 𝒉𝒐𝒎𝒆 🤩🏟️ #acsparta pic.twitter.com/BaGTuLyUi5
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) August 19, 2024