Luciano Spalletti ka publikuar të enjten listën preliminare për “Euro 2024” me 30 futbollistë.
“Azzurrët” po bëhen gati për turneun e rëndësishëm në Gjermani, dhe do të hyjnë në garë si kampion në fuqi të Evropës.
Spalletti ka nisur projekt të ri me Përfaqësuesen e Italisë qëkur erdhi në krye të skuadrës në muajin shtator të vitit të kaluar.
Tifozët i janë gëzuar lojës së tij me sistemin 4-3-3 dhe tani pritshmëritë janë të mëdha.
Para Evropianit që nis më 14 qershor, Italia do t’i luajë dy miëqsore, kundër Turqisë më 4 qershor dhe kundër Bosnje-Hercegovinës më 9 qershor.
Italia është në Grupin B, bashkë me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Në listën me 30 futbollistë mungojnë Manuel Locatelli, Giacomo Bonaventura, Ciro Immobile, Michele Di Gregorio, Federico Gatti dhe Matteo Politano.
