Përfaqësuesja e Sllovenisë në futboll ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë. Kjo ndeshje u zhvillua të martën mbrëma në Lubjanë të Sllovenisë.
Sulmuesi Jan Mlakar realizoi për 1:0 në minutën e 11-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArmenia i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 56-të. Golin e barazimit e shënoi mbrojtësi Varazdat Haroyan. Shtatë minuta më pas Sllovenia e shënoi golin e fitores nëpërmjet mesfushorit Josip Iliçiç.
Për Slloveninë kjo ishte ndeshja e parë miqësore para “Euro 2024”. Miqësoren e dytë do ta ketë të shtunën ndaj Bullgarisë. Sllovenia në Evropian është në Grupin C së bashku me Danimarkën, Serbinë dhe Anglinë.