Përfaqësuesja e Skocisë të premten mbrëma ka barazuar me rezultat 2:2 me Finlandën në ndeshjen e fundit miqësore para ndeshjeve të Evropianit “Gjermania 2024”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkocia kaloi e parë në epërsi në ndeshje me autogolin e mbrojtësit Arttu Hoskonen në minutën e 54-të.
Katër minuta më pas sulmuesi Lawrence Shankland realizoi për 2:0.
Golat e barazimit për Finlandën i shënuan Benjamin Kallman në minutën e 72-të dhe Oliver Antman në minutën e 85-të.
Skocia në Evropian është në Grupin A së bashku me Gjermaninë, Hungarinë, dhe Zvicrën.