Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka thënë pas ndeshjes se nuk është i brengosur për ndaljen e ecurisë pozitive të rezultateve, por për humbjen e finales së Ligës së Evropës.
“Nuk ka të bëj me ecurinë e rezultateve. Ka të bëj me ndeshjen. Humbëm, ky është futbolli. E përgëzoj Atalantan, kaq. Keq që gjërat nuk shkuan mirë, nuk ia dolëm. Por në vikend e kemi një tjetër finale. E dinim se Atalanta do të na fuste në presion, kemi humbur topin, por do të bëjmë më mirë në vikend”, ka thënë Xhaka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeverkuseni u mposht pas 51 ndeshjeve rresht në të gjitha garat e edicionit aktual.
Leverkuseni e fitoi Bundesligën për herën e parë në histori, ndërsa të shtunën do të luajë në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Kaiserslauternit.
Në ecurinë e 51 ndeshjeve pa humbje, Leverkuseni kishte 42 fitore e 9 barazime.