Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka zhvilluar të martën stërvitjen e dytë në prag të ndeshjes kundër Çekisë. Në stërvitjen e dytë të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, i ndarë nga grupi stërviti sulmuesi i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
“Në seancën e sotme stërvitore u bashkuan me grupin edhe Elhan Kastrati, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci. I pranishëm ishte edhe Mirlind Daku, por futbollisti u stërvit vetëm në palestër për shkak të lodhjes gjatë udhëtimit për në Tiranë”, shkruan FSHF.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFSHF-ja po ashtu ka bërë të ditur se Jon Mersinaj dhe Ardian Bajrami do ta zhvillojnë të mërkurën stërvitjen e parë me Shqipërinë. “Seanca e sotme stërvitore nisi me punën në palestër dhe më pas kuqezinjtë zbritën në fushë për përgatitje atletike dhe ushtrime taktike”.
Shqipëria të shtunën e luan ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve kundër Çekisë. Ndeshja luhet në stadiumin “Air Albania” nga ora 20:45. Në Tiranë e pret edhe Ukrainën më 19 nëntor.
Shqipëria është e treta në Grupin 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Bashkë me Gjeorgjinë kanë nga gjashtë pikë, kurse Çekia është para me shtatë pikë. Ukraina e fundit me katër pikë nga katër ndeshje të zhvilluara.