Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria humb, por mbetet në Ligën B

Shqipëria gocat

Pas humbjes nga Ukraina, futbollistet e kombëtares së Shqipërisë, kanë pësuar tjetër disfatë të martën mbrëma. Shqipëria humbi nga Çekia me rezultat 2:1 në ndeshjen që u zhvillua në Shkodër.

Fortesa Berisha shënoi golin e vetëm për Shqipërinë, që luajti me një lojtare më shumë në fushë nga minuta e 40-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqipëria përfundoi e treta me gjashtë pikë në grupin 6. Ukraina dhe Çekia kanë nga 13 pikë.  Kroacia përfundoi e fundit me tri pikë. Por Shqipëria mbetet në Ligën B, si ekipi i tretë më i mirë në këtë ligë.