Shqipëria e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian për futbollistët deri në 17 vjet. Ndeshjen e luajtur në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, Shqipëria U17 e humbi thellë 4:0 nga Portugalia të hënën.
Ndeshja Shqipëri U17 – Portugali U17, i takoi Grupit A. Rafael Jose Mestre Quintas në minutën e 36-të shënoi golin e parë. Ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë portugezët realizuan edhe plot tre gola tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMateus Souto Mide në minutën e 68-të shënoi nga penalltia për 2:0, kurse për rezultatin 3:0 u përkujdes Anisio Claudio Fernandes Reis Cabral. Ai shënoi në minutën e 81-të, derisa golin e katërt në minutën e 92-të e shënoi Tomas Alves Soares.
Shqipëria merr pjesë në Evropian si nikoqire. Pas tri xhirove në fazën grupore, gjysmëfinalet zhvillohen më 29 maj në Elbasan e Tiranë. Finalja është më 1 qershor në Tiranë.