Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur që ta përmbys rezultatin nga ndeshja e parë që e humbi 2:0 nga Noah e Armenisë javën e kaluar.
Tetovarët e humbën edhe ndeshjen e dytë të zhvilluar në Shkup të enjten mbrëma, me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ballafaqim i takoi fazës së parë kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Aleksandar Miljkoviq në minutën e 20-të shënoi për Noahn, kurse Klisman Cake i barazoi shifrat në minutën e 53-të.
Francezi Virgile Pinson shënoi për mysafirët në minutën e parë të kohës shtesë dhe e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Në rrethin tjetër të garës, Noah luan kundër Sliema Wanderers të Maltës.