Futboll

Shkëndija e mbyll baras pjesën e parë të ndeshjes në Shkup

Shkendija

Shkëndija e Tetovës dhe TNS-ja e Uellsit kanë shënuar nga një gol në pjesën e parë të ndeshjes kthyese, në kuadër të kualifikimeve për edicionin 2025/2026 të Ligës së Kampionëve. 

Ndeshja kthyese po luhet në Shkup. Baras 0:0 kishte përfunduar ndeshja e parë e luajtur javën e kaluar në Uells.

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Fabrice Tamba në minutën e 18-të. Asistues te goli ishte sulmuesi me përvojë Besart Ibrahimi.

Në minutën e 38-të, TNS-ja barazoi shifrat në 1:1. Jordan Williams ishte golashënues.

Shkëndija kalon në rundin e dytë kualifikues të Championsit

8 o. më parë / 15 kor 2025 22:41
Shkëndija

Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija e Tetovës, ka kaluar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kalimin në raundin e dytë, tetovarët e siguruan falë golit të shënuar në minutën e 116-të. Golin për 2:1 e shënoi Aleksander Trumçi.

Shkëndija mposhti TNS-në me rezultat 2:1 pas vazhdimeve. Ndeshja kthyese u zhvillua të martën mbrëma në Shkup.

Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0.

Golin e parë për Shkëndijën e shënoi Fabrice Tamba në minutën e 18-të, kurse Jordan Williams realizoi golin e vetëm për ekipin e TNS-së.

Në rundin e dytë, Shkëndija luan kundër FCSB, kampionit rumun.