Për herën e katërt, lojtari më i mirë i Zvicrës do të zgjidhet më 13 janar.
Xherdan Shaqiri aktualisht është lojtari më i mirë në ligë, por nuk pritet të jetë në listën e ngushtë për ta fituar këtë çmim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi jepet për paraqitjet e lojtarëve përgjatë vitit 2024.
Juria pritet që në listën e ngushtë ta përfshijë Dereck Kutesan e Servettes, Filip Ugriniqin e Young Boysit dhe Renato Steffenin e Luganos, ka shkruar “Bluewin.ch” të premten.
Shaqiri mungon në listën e kandidatëve për lojtarin më të mirë të Superligës së Zvicrës, pasi nuk ka luajtur në tërë vitin kalendarik.
Shaqiri u kthye te Baseli, pas shkëputjes së kontratës me skuadrën amerikane, Chicago Fire. U kthye vetëm në gusht.