Pas disfatës që e pësoi në xhiron e parë nga St. Galleni, Baseli e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në Superligën e Zvicrës në futboll.
Xherdan Shaqiri asistoi të shtunën mbrëma në fitoren e Baselit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBaseli në kuadër të xhiros së dytë e mposhti në shtëpi Grasshoppersin me rezultatin 2:1.
Shaqiri asistoi te goli i fitores për 2:1 të cilin e realizoi Philip Otele në minutën e 75-të. Kapiteni i Baselit e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë. Albian Ajeti luajti deri në minutën e 75-të.
Te Grasshoppersi për shkak të lëndimeve munguan Amir Abrashi dhe Leart Kabashi.
Shaqiri 33-vjeçar para fillimit të ndeshjes e pranoi çmimin e golashënuesit më të mirë të edicionit të kaluar.