Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri e ka të vështirë të zgjedhë mes Bayernit e Interit

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri

Sulmuesi i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka karrierë të pasur në futbollin evropian. 

Shaqiri ka luajtur në skuadra shumë të mëdha si Liverpool, Inter, Bayern e Lyon. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nuk ka dashur të bëjë parashikime për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe Interit që zhvillohet sonte nga ora 21:00. 

Shaqiri në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport” deklaroi se është e vështirë të zgjedhë pasi në të kaluarën ka luajtur për të dyja skuadrat. 

“Pasi kam luajtur për të dy klubet dhe kam përjetuar momente të shkëlqyera me Interin dhe Bayernin, është një pyetje e vështirë për mua. Nuk mund të bëj një parashikim. Thjesht do të bëj tifo për ekipin më të mirë”, ka thënë Shaqiri. 

33-vjeçari Shaqiri e çmon shumë punën që po e bon trajneri Simone Inzaghi tek Interi. 

Ish-reprezentuesi i Zvicrës shtoi se Inzaghi është motivues i madh i futbollistëve. 

“Interi ka ekip shumë të mirë dhe shpirt të madh. Inzaghi është një trajner shumë aktiv, i pranishëm, i cili po e bën punën e tij shumë mirë. Ai stërvitë në një mënyrë shumë praktike, duke i motivuar lojtarët e tij në fushë. Për mua, nuk është çudi të shoh Interin ku është sot”, theksoi Shaqiri.