Ndonëse ishte duke pësuar 1:0 deri në minutën e 45-të, Baseli fitoi 4:1 ndaj Sionit për të vazhduar garën për titull të kampionit në Zvicër.
Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 20-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXherdan Shaqiri asistoi në golin e katërt të Baselit, ndërsa luajti deri në minutën e 78-të. Shaqiri tani i ka gjashtë gola e dhjetë asistime në 16 paraqitje kampionale.
Te Baseli startoi edhe Leon Avdullahu, ndërsa prej minutës së 69-të luajti edhe Albian Ajeti.
Benjamin Kololli luajti prej minutës së 73-të për Sionin.
Baseli është i dyti me 34 pikë, një më pak se Lugano.