Astrit Selmanit i përfundon kontrata me Dinamo Bukureshtin në fund të edicionit aktual.
Dhe për ta vazhduar atë, sulmuesi që ka paraqitje me Kosovën, ka kërkuar rritje page.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën mediumi rumun “Digi Sport”, ka raportuar se Selmani kërkon rritje page prej 25 mijë eurove.
Sipas informacioneve të mediumit rumun, përfaqësuesit e Selmanit kanë pasur takime me drejtuesit e Dinamos, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
Selmani është golashënuesi i dytë më i mirë këtë edicion në elitën e futbollit rumun.
Në 22 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat, Selmani ka realizuar nëntë gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime.
Selmani iu bashkua Dinamos më 10 shkurt të vitit të kaluar nga ekipi izraelit, Hapoel Beer Sheva, si futbollist i lirë.