Sulmuesi i Slavia Pragës, Ivan Schranz, ka thënë pas shortit se nuk e njeh shumë Kosovën, por ka shtuar se secili kundërshtar i plejofit është i fortë.
Schranz, që përfaqëson Sllovakinë, do të ballafaqohet me Kosovën në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botërorin 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
“Nuk kam pasur favorit se me kë do të doja të përballesha, secili kundërshtar është i fortë. Ne do të luajmë kundër Kosovës, kështu që e pranoj, edhe pse nuk di shumë për këtë përfaqësuese për momentin. Por deri në muajin mars do të kemi mjaftueshëm informata dhe do ta analizojmë në mënyrë të përkryer. Jam i lumtur që do të luajmë në shtëpi. Besoj se tifozët do të jenë në numër të madh dhe do të na përkrahin”, ka deklaruar Schranz.
Sulmuesi 32-vjeçar në 12 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual, ka dy gola të realizuar e një asistim.