Jadon Sancho është duke e kaluar sezonin e parë te skuadra e Chelseat.
Në 27 ndeshjet e zhvilluara deri më tani sulmuesi anglez ka kontribuar me dy gola dhe gjashtë asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari Sancho te Chelsea u transferua në verën e vitit të kaluar në formë huazimi nga skuadra tjetër angleze, Manchester United.
Chelsea e ka edhe opsionin e blerjes së kartonit të Sanchos.
Sancho ka deklaruar se është shumë i lumtur që luan te skuadra e drejtuar nga trajneri Enzo Maresca.
“Jam vërtet i lumtur që luaj futboll te Chelsea. Maresca na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë. Nuk është e lehtë për lojtarët ta thonë këtë. Jemi një familje e madhe. Djemtë janë shumë të mirë dhe çdo ditë është argëtuese për ne”, ka thënë Sancho, shkruajnë të hënën mediumet angleze.
Chelsea të dielën e mposhti Leicester Cityn me rezultatin 1:0 në ndeshjen që i takoi javës së 28-të të Premier Leagues.
Chelsea ka 49 pikë dhe renditet në pozitën e katërt.
Ndeshjen e radhës klubi londinez e ka të enjten në Ligën e Konferencës.
Chelsea e pret Copenhagenin nga ora 21:00 në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales së “Conference Leagues”.
Ndeshjen e parë, Chelsea e fitoi me rezultatin 2:1.