Futboll

Salah, lojtari më i mirë i Premier Leagues

Mohamed Salah

Mohamed Salah e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të Premier Leagues në këtë edicion.

Kjo është hera e dytë që 32-vjeçari që përfaqëson Egjiptin, e fiton këtë çmim.

Salah mori më së shumti vota nga publiku, që kombinohen me ato të panelit të ekspertëve të futbollit.

Këtë sukses, Salah e kishte arritur edhe në kampanjën 2017-18.

Salah ishte lider te Liverpooli që e fitoi Premier Leaguen. Ai në konkurrencë për këtë çmim e pati bashkëlojtarët Virgil van Dijk dhe Ryan Gravenberch.

Gravenberch u shpall lojtari më i mirë i ri i sezonit.

Në listën e ngushtë për lojtarin më të mirë të sezonit ishin edhe Declan Rice, Alexander Isak, Bryan Mbeumo, Morgan Gibbs-White dhe Chris Wood.

Është hera e parë po ashtu që një lojtar i Manchester Cityt nuk e fiton çmimin prej edicionit 2018-19.

Ndeshjen e fundit të ligës, Liverpooli e luan ndaj Crystal Palacet.

Salah aktualisht ka 28 gola në ligë e 18 asistime.