Futboll

Salah dhe Russo fitojnë çmime të rëndësishme në Angli

Mohamed Salah & Alessia Russo

Shoqata e gazetarëve dhe korrespodentëve që shkruajnë për futboll në Angli, ia kanë dhënë çmimet e lojtarëve më të mirë të sezonit sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, dhe sulmueses së Arsenalit, Alessia Russo.

Salah ka realizuar 28 gola dhe ka dhuruar 18 asistime aktualisht, në sezonin që Liverpooli e fitoi titullin në Premier League.

Ai e ka thyer rekordin për më së shumti përfshirje në golat e shënuar në Premier League, në kampanjën me 38 ndeshje.

Sulmuesi i Egjiptit shënoi tri gola dhe pati katër asistime, teksa Liverpooli u eliminua në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Muajin e fundit, 32-vjeçari nënshkroi kontratë dyvjeçare me Liverpoolin, deri në vitin 2027.

Salah i mori 90 për qind të votave nga 900 anëtarë të kësaj shoqate, duke e shënuar fitoren më të thellë. I dyti ishte bashkëlojtari Virgil van Dijk, ndërsa Alexander Isak i Newcastlet ishte i treti.