Rubin Kazani ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje për transferimin e sulmuesit shqiptar, Marvin Çuni.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa do ta mbajë veshur fanellën me numrin 90-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇuni është zhvilluar si futbollist në Gjermani, te të rinjtë e Bayern Munichut.
Më pas ka luajtur për klube të kategorive më të ulëta si Sonnenhof, Paderborn e Saarbruecken.
Prej vitit 2023, Çuni ka qenë pjesë e skuadrës së Frosinones, që luajti në elitën e futbollit italian në edicionin e kaluar.
Ai shënoi një gol dhe pati një asistim në 22 paraqitje.
Me Frosinonen në Serie B në edicionin aktual, Çuni e pati një gol të shënuar në tri ndeshje.
Pjesë e skuadrës ruse, Rubin Kazan, janë edhe Mirlind Daku dhe Dardan Shabanhaxhaj.
Rubin Kazani është në vendin e tetë pas shtatë ndeshjeve të luajtura.