Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rubin Kazani fiton falë golit të Mirlind Dakut

Mirlind Daku

Qendërsulmuesi Mirlind Daku ka realizuar gol në minutën e 91-të për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Rubin Kazanit.

Rubin Kazani të dielën mbrëma e mposhti në shtëpi skuadrën FK Rostov me rezultatin 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit rus.

Daku krejt në fund të ndeshjes e realizoi golin e fitores për vendësit.

Ai e kompletoi ndeshjen. Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 94-t kurse Veldin Hoxha u paraqit deri në minutën e 84-t.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Daku, në 27 ndeshjet e zhvilluara ka 12 gola dhe tetë asistime.

Rubin Kazani ka 42 pikë dhe e zë vendin e shtatë. Një pozitë më poshtë është skuadra FK Rostov me katër pikë më pak.