Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrahmani votoi për Viniciusin, befasi nga Foda e Berat Gjimshiti

Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e ka vlerësuar me pesë pikë Vinicius Juniorin në garën për më të mirin e vitit në futboll sipas FIFA-s. Tri pikë ia ka dhënë Kylian Mbappes e një Rodrit.

Ndërkohë selektori i Kosovës, Franco Foda me pesë pikë e vlerësoi Rodrin. Tri ia ka dhënë Viniciusit e një Lamine Yamalit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, me pesë vota e vlerësoi Toni Kroosin. Tri ia ka dhënë Viniciusit e një Rodrit.

Sylvinho ka vlerësuar ndryshe. Pikët maksimale, pesë, ia ka ndarë Viniciusit. Tri pikë të Sylvinhos shkuan për Rodrin e një për Jude Bellinghamin.