Futboll

Rrahmani synon të kthehet në derbin ndaj Interit

Amir Rrahmani

Pas një mungese të gjatë, mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, mund të jetë i gatshëm për derbin ndaj Interit, shkruan të hënën sajti “CalcioNapoli”. 

Derbi Napoli – Inter luhet më 25 tetor nga ora 18:00. 

Rrahmani u lëndua gjatë ndeshjes që Kosova e humbi 4:0 nga Zvicra në Basel më 5 shtator. 

Qendërmbrojtësi me përvojë i mungoi Napolit në gjashtë ndeshje, pasi u lëndua me Kosovën. Në njërën prej tyre ishte në stol. 

31-vjeçari Rrahmani është kapiten i Kosovës dhe lider i mbrojtjes te napolitanët. 

Rrahmani është afër vazhdimit të kontratës me Napolin. 

Kontrata aktuale i skadon në vitin 2027, kurse pritet të jetë pjesë e Napolit deri në vitin 2028.