Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka thënë se mezi pret paraqitjen e parë me fanellën e Sparta Pragës.
Ai ka premtuar gola e asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Unë dhe Ermal Krasniqi jemi miq të mirë. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe gjithashtu kemi kimi të mirë. Mezi pres të luaj përsëri me të dhe së bashku të shënojmë gola dhe të kontribuojmë me asistime”, ka thënë Rrahmani për faqen zyrtare të klubit çek.
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës. Rrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro. Rrahmani i bashkohet Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit te Sparta e Pragës.