Futboll

Dy gola të Ronaldos në fitoren bindëse të Portugalisë

Ronaldo

Përditësuar 19:57 - Në paraqitjen e 222-të për Portugalinë, Cristiano Ronaldo ka arritur në shifrën e 140 golave. Ndërkohë në karrierë superylli i ka tani plot 942 gola.

Ronaldo të shtunën shkëlqeu në fitoren 5:0 të Portugalisë ndaj Armenisë në Jerevan.

39-vjeçari i shënoi dy gola.

Dy gola i shënoi edhe Joao Felix, ndërsa një e realizoi Joao Cancelo.

Për Portugalinë kjo ishte ndeshja e parë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Portugalia është në Grupin F, ku janë edhe Irlanda e Hungaria.

Të martën Portugalia luan në udhëtim ndaj Hungarisë.


Ronaldo sërish, supergol nga superylli

Përditësuar 19:11 - Cristiano Ronaldo ka shënuar tjetër gol për Portugalinë.

Ai realizoi për 4:0 ndaj Armenisë menjëherë në fillim të pjesës së dytë. Ronaldo shënoi me goditje nga distanca.

Ronaldo ka 222 paraqitje për Portugalinë e 140 gola.

Gjithsej në karrierë i ka 942 gola.

VIDEO:

 

 


Ronaldo shënon gol për Portugalinë

Cristiano Ronaldo vazhdon me shënimin e golave. 

Ai ka shënuar për Portugalinë që po udhëheq 2:0 ndaj Armenisë. 

Ronaldo po i afrohet shifrës së pabesueshme prej 1000 golave.