Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo nuk mungon në listën e Portugalisë

Cristiano Ronaldo

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është pjesë e listës së lojtarëve të ftuar nga selektori i Portugalisë, Roberto Martinez, për ndeshjet e muajit qershor.

Martinez të martën e ka publikuar listën e gjerë prej 27 futbollistëve, ndërsa nuk mungon as sulmuesi i Al Nassr.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portugalia më 4 qershor do të përballet me Gjermaninë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve. Gjysmëfinalja tjetër e Ligës së Kombeve do të luhet më 5 maj ndërmjet Spanjës dhe Francës. Finalja do të luhet më 8 qershor.

Në listën e Martinezit ka pasur edhe risi. 51-vjeçari Martinez për herë të parë e ka ftuar sulmuesin 18-vjeçar, Rodrigo Mora.

Mora luan për skuadrën e Portos. Këtë edicion ka shkëlqyer duke i realizuar 11 gola në 37 ndeshje.

Nuk mungojnë edhe futbollistët me përvojë, si Ruben Dias, Bruno Fernandes, Nelson Semedo dhe Ruben Neves.