Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo: Nuk është e rëndësishme të fitoj çmime

Cristiano Ronaldo

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se synimi i tij nuk është që të fitojë çmime individuale por ta ndihmojë skuadrën. Ronaldo është duke kaluar formë të mirë këtë edicion te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr.

Në tetë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Ronaldo ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po më pëlqen të luaj futboll. Nuk është e rëndësishme për mua tani të jem lojtari më i mirë apo të fitoj çmime. Ajo që është e rëndësishme për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin tim”, ka thënë Ronaldo, shkruan “Reuters” të martën.

Reprezentuesi i Portugalisë në karrierën e tij ka fituar shumë çmime individuale, por ka fituar edhe shumë trofe në nivel klubesh.

Ronaldo është pesë herë fitues i “Topit të Artë”.

39-vjeçari është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit. Të hënën mbrëma e realizoi golin e 904-t. Ai ka fituar 32 trofe.