Futboll

Roma – Inter, derbi i Serie A

FC Inter

Të shtunën mbrëma “Stadio Olimpico” do të jetë arenë e derbit Roma – Inter. Është kjo njëra nga sfidat më të rëndësishme të javës së shtatë të Serie A.

Derbi mes Romës dhe Interit luhet nga ora 20:45.

Roma ka mbrojtjen më të mirë këtë edicion, kurse Interi ka sulmin më të fortë.

Të dy skuadrat kërkojnë ta vazhdojnë formën e mirë në elitën italiane.

Roma ka 15 pikë në pozitën e dytë, kurse Interi ka tri pikë më pak në vendin e katërt.

Pesë nga tetë ndeshjet e fundit të Romës në shtëpi kanë përfunduar 1:0.

Roma është e pamposhtur në 26 nga 28 ndeshjet e fundit në kampionatin italian.

Në pesë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, Interi ka katër fitore kurse Roma një.

Të shtunën luan edhe kampioni në fuqi i Italisë, Napoli.

Napoli nga ora 18:00 luan në udhëtim te Torino. Napolitanët e mbajnë pozitën e parë me 15 pikë. Torino ka pesë pikë në pozitën e 16-të.

Napolit do t’i mungojë sërish kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, për shkak të lëndimit. Te Torino luajnë dy futbollistët shqiptarë Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.

Të dielën ekipi ku paraqitet Edon Zhegrova, Juventusi, nga ora 12:30 luan si mysafir ndaj Comos së Mërgim Vojvodës. Po të dielën nga ora 20:45, Milani e pret Fiorentinën.