Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka luajtur nga minuta e parë në barazimin e Augsburgut 1:1 të shtunën ndaj Wolfsburgut.
Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 77-të në ndeshjen që i takoi javës së nëntë të Bundesligës gjermane. Reprezentuesi i Kosovës në minutën e 76-të u ndëshkua me karton të verdhë dhe do t’i mungojë Augsburgut në ndeshjen e radhës shkaku i suspendimit me kartonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPhillip Tietz në minutën e 34-t e kaloi në epërsi Augsburgun, por në minutën e 82-të Mohamed Amoura i barazoi shifrat për vendësit.
Augsburgu ka 11 pikë kurse Wolfsburgu ka dy pikë më pak.
Të dyja skuadrat renditen në pjesën e poshtme të tabelës.