Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, me skuadrën e Augsburgut kanë shënuar fitore ndaj Borussia Dortmundit me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores për Augsburgun e realizoi Jeffrey Gouweleeuw në minutën e 23-të.
Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 58-të kurse një minutë më herët u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Te Augsburgu mungoi qendërsulmuesi Mërgim Berisha për shkak të lëndimit.
Dortmundit iu anulua një gol i Julian Brandtit në minutën e 51-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Për shkak të pozitës jashtë loje edhe Augsburgut iu anulua një gol në minutën e 62-të.
Dortmundi ka 35 pikë në vendin e dhjetë.
35 pikë i ka edhe Augsburgu që renditet një pozitë më poshtë.