Futboll

Rekord i ri për transferim në mesin e futbollisteve

futbll

Futbollistja Olivia Smith është larguar nga Liverpooli dhe ka kaluar tek Arsenali për më shumë se 1 milion euro.

Kanadezja 20-vjeçare jo vetëm që është lojtarja më e shtrenjtë e Arsenalit, por tani është futbollistja e transferuar për shifrën më të lartë ndonjëherë.

Për herë të parë në futbollin e femrave për një lojtare është kaluar shifra e 1 milion funteve. Media të ndryshme kanë raportuar për transferim që ka kushtuar prej 1.15 milion euro deri në 1.27 milion euro.

Por secila shifër është rekorde.

Transferimi i Naomi Girmas nga San Diego Wave te Chelsea, në janar të këtij viti, ishte më i shtrenjti deri më tani. Ajo ishte transferuar për 1.06 milion euro.

Kanadezja Smith u transferua te Liverpooli në korrik të vitit të kaluar për 230 mijë euro.