Drejtuesit e Real Madridit edhe pas disfatës nga Barcelona me rezultatin 5:2 në finalen e Superkupës së Spanjës, nuk janë duke e menduar shkarkimin e trajnerit, Carlo Ancelotti. Kështu ka raportuar të hënën “Marca”.
Ancelotti e ka besimin e plotë të drejtuesve të “Los Blancos”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Realin kjo ishte humbja e dytë këtë edicion nga Barça.
Më 26 tetor në kuadër të javës së 11-të të La Ligas, Reali pësoi disfatë nga Barcelona me rezultatin 4:0.
Italiani Ancelotti është trajneri më i suksesshëm te Reali.
Reali pas 19 ndeshjeve të luajtura këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll ka 43 pikë dhe është në vendin e dytë.
Një pikë më shumë ka Atletico që e mban pozitën e parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick, Barcelona, është në pozitën e tretë me 38 pikë.