Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica do të jetë i gatshëm për ndeshjen finale të Kupës së Turqisë. Skuadra e tij, Beshiktashi më 23 maj do të përballet me Trabzonsporin në finale të Kupës, ndërsa Rashica pritet të jetë në 11-shen e parë, shkruan “Sabah” të mërkurën.
Rashica pësoi lëndim gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Turqisë kundër Ankaraguçut. Rashica dhe futbollisti tjetër shqiptar i Beshiktashit, Ernest Muçi ishin ndër më të mirët në ndeshjen e dytë gjysmëfinale. Beshiktashi e fitoi 1:0 ndeshjen me golin e Muçit. Për shkak të lëndimit, Rashica nuk luajti për Beshiktashin në ndeshjen e fundit ndaj Alanyasporit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashica 27-vjeçar në 39 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar shtatë herë.