Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramadani tregon nëse është koha për festë të madhe

Zekirija Ramadani

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka uruar lojtarët e tij duke i cilësuar si më meritorët për fitoren ndaj Gjilanit.

“Uroj futbollistët për fitoren. Ishte fitore me rezultat të thellë që nuk i përket një derbi, por jam i lumtur që nuk pranuam gol. Falënderoj edhe tifozët tanë ‘Intelektualët’ për mbështetje gjatë gjithë ndeshjes. Jemi në rrugën e duhur, por duhet të jemi me këmbë në tokë sepse ende nuk ka mbaruar asgjë”, ka thënë Ramadani për KOHËN të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drita kishte fituar titullin në vitin 2020 për herë të fundit. Trajner ka qenë Ardian Nuhiu, që drejton Gjilanin.

Ramadani pritet të bëhet shkupjani dytë që fiton titullin me Dritën. Ramadani ka fituar titull edhe me Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën. Por Ramadani thotë se ka ende kohë për të festuar titullin me Dritën.

“Çdo fitore është e rëndësishme, por në derbi fitorja është më ndryshe. Ka më tepër emocion. Ne do të fokusohemi te ndeshja e radhës e tifozët tanë ta shijojnë këtë fitore”, ka theksuar Ramadani.