(E përditësuar 23:00) - Tottenhami është fitues i Ligës së Evropës për këtë edicion, pasi në finale e mposhti skuadrën tjetër angelze, Manchester United.
Tottenhami të mërkurën mbrëma në stadiumin e Athletic Bilbaos “San Mames” në Spanjë, fitoi me rezultatin 1:0.
Trofeun e parë evropian pas 41 vjetësh, Tottenhami e fitoi falë golit të realizuar nga sulmuesi 23-vjeçar, Brennan Johnson.
Uellsiani realizoi në minutën e 42-të, pas topit që u kthye në zonë nga mbrojtësi i krahut të majtë, Luke Shaw. Për Johnsonin ishte goli i pestë i shënuar në Ligën e Evropës në këtë edicion.
Kupën e UEFA-s, që tani quhet Liga e Evropës, Tottenhami për herë të fundit e kishte fituar në edicionin 1983-84. Fitues ishte edhe në edicionin 1971-72.
Skuadra londineze në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve, si fitues i kupës së dytë më të rëndësishme për klube, nga garat që i organizon UEFA.
Londinezët e mbyllin me sukses sezonin pas trofeut të fituar. Në ligë, Tottenhami është i 17-ti me 38 pikë, një më pak se Manchester Unitedi që zë vendin e 16-të, një xhiro para fundit në Premier League.
“Djajtë e kuq” do të mungojnë në kupat evropiane në edicionin e ardhshëm.
Manchester Unitedi trofeun e fundit evropian e fituan në edicionin 2016-17.
Jose Mourinho ishte trajner i skuadrës kur Unitedi e fitoi Ligën e Evropës.
Tottenhami në epërsi
Tottenhami ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli ndaj Manchester Unitedit.
Uellsiani Brennan Johnson realizoi për 1:0 në minutën e 42-të.
Finalja është duke u luajtur në stadiumin “San Mames”, që është stadiumi i Athletic Bilbaos.
Publikohen formacionet zyrtare të finales së Ligës së Evropës
Formacioni i Tottenhamit:
Vicario, Pedro Porro, Romero, Van de Ven, Udogie, Sarr, Bissouma, Bentancur, Johnson Solanke, Richarlison
Formacioni i Manchester Unitedit:
Onana, Yoro, Maguire, Shaë, Mazraoui, Casemiro, Fernandes, Dorgu, Mount, Hojlund, Diallo
