Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSG-ja humb derbin e Francës

PSG-ja humb derbin e Francës

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germani, e ka humbur derbin e Francës. Ndeshja derbi Marseille – PSG është dashur të luhej të dielën, por u shty për shkak të motit të keq.

PSG humbi derbin e xhiros së pestë të Ligue 1 të Francës nga Marseille me rezultat 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e fitores e shënoi futbollisti nga Maroku, Nayef Aguerd. Ai golin që ia siguroi ekipit të tij pikët e plota, e realizoi në minutën e pestë.

Me fitore, Marseille është ngritur në vendin e gjashtë me nëntë pikë. PSG bie në vendin e dytë me 12 pikë. Me 12 pikë në vendin e parë është edhe Monaco. Lyoni e Strasbourgu po ashtu kanë nga 12 pikë.