Kur tifozët vendas po bëheshin gati për festë, Prishtina shënoi gol. Dhe kështu ndeshja mes Llapit e Prishtinës nuk dha fitues. Përfundoi 1:1.
Ndeshja e së dielës në Podujevë i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e 92-të Dion Gallopeni i Prishtinës shpërtheu në krahun e majtë. Pasoi në zonë, ndërsa intervenimi i mbrojtjes llapjanë ishte shumë i zbehtë. Topi erdhi në shtyllën e dytë te Ardian Limani që shënoi për 1:1.
Llapi ishte në epërsi 1:0 prej minutës së 32-të, kur shënoi Ilir Blakqori.
Llapi vazhdon të lëshojë pikë. Nuk ka fituar në gjashtë xhirot e fundit. Mban pozitën e shtatë me 16 pikë. Prishtina është e katërta me 21 pikë.