Pas disfatës nga Gjilani në javën e kaluar, Prishtina është kthyer te fitoret duke e mposhtur të shtunën Feronikelin 74 me rezultatin 2:0.
Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë e shënoi Rigon Llugiqi në minutën e 40-të. Për 2:0 realizoi Paul Ngatta në minutën e 94-të.
Feronikeli 74 është ende pa fitore këtë edicion. Ka shtatë humbje dhe një barazim. Ndërsa Prishtina ka katër fitore një barazim dhe dy humbje. Skuadra nga Drenasi është në pozitën e fundit në tabelë më një pikë. Prishtina është në vendin e tretë më 13 pikë.