Futboll

Prishtina angazhon mbrojtës nga Mali i Zi

Prishtina angazhon mbrojtës nga Mali i Zi

Prishtina ka prezantuar tjetër përforcim të enjten.

Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll ka angazhuar mbrojtësin e krahut të majtë, Gjorgje Shaletiq.

23-vjeçari deri më tani ishte te Sutjeska e Nikshiqit. Ka luajtur edhe për disa skuadra tjera në vendin fqinj.

Shaletiq i ka tri paraqitje për U21 të Malit të Zi, ndërsa ka luajtur edhe për grupmoshat më të reja të kësaj përfaqësuese.