Futboll

Pothuajse e kryer, Xabi Alonso do të jetë trajneri i Real Madridit

Xabi Alonso

Real Madridi pritet të nisë sezonin e ardhshëm me një emër të ri në stol, dhe ai do të jetë ish-mesfushori legjendar, Xabi Alonso. Lajmin e ka konfirmuar gazetari Fabrizio Romano të premten, i cili bën të ditur se Alonso e ka pranuar ofertën e klubit madrilen dhe marrëveshja do të finalizohet së shpejti.

Sipas raportimeve, Alonso ishte zgjedhja e vetme dhe absolute e presidentit Florentino Perez dhe drejtuesve të klubit, të cilët kanë qenë të vendosur për rikthimin e spanjollit në “Santiago Bernabeu”.

Ai do të zëvendësojë Carlo Ancelottin, i cili pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit. Ndërkohë, në Bayer Leverkusen tashmë kanë nisur kërkimet për pasuesin e Alonsos.

Xabi Alonso bëri histori sezonin e kaluar me Leverkusenin, duke i sjellë klubit titullin e parë të kampionit në Bundesliga dhe duke i dhënë fund dominimit të Bayern Munich. Përveç titullit, ai fitoi edhe Kupën e Gjermanisë.

Për Alonson do të jetë rikthim në Madrid, ku ka luajtur si futbollist nga viti 2009 deri në 2014, duke fituar Ligën e Kampionëve (2014), La Ligën (2012), dhe zhvilluar 236 ndeshje me “Los Blancos”.

Në karrierën e tij të lavdishme, ai ka fituar gjithashtu Champions League me Liverpoolin (2005) dhe është dy herë kampion i Evropës me Spanjën.

Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Bayer Leverkuseni

2 o. më parë / 9 maj 2025 14:12
Arsyet që shtynë Alonson të refuzojë Liverpoolin dhe Bayernin

Xabi Alonso

Bayer Leverkuseni ka konfirmuar të premten pasdite se Xabi Alonso është larguar nga drejtimi i klubit.

“Pas afro dy vjetësh e gjysmë dhe gjatë kohës më të suksesshme të klubit, trajneri jonë Xabi Alonso, do të largohet nga Bayer Leverkuseni në fund të sezonit”, ka shkruar Leverkuseni në Facebook.

Spanjolli pritet të emërohet trajner i Real Mdridit. 

Postimi i klubit gjerman në Facebook

Konfirmohet largimi i Alonsos nga Leverkuseni

4 o. më parë / 9 maj 2025 12:48
Xabi Alonso

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, i ka thënë klubit se do të largohet në fund të edicionit.

Kështu ka njoftuar mediumi Sky i Gjermanisë të premten. 

Spanjolli pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Real Madridit, kur Carlo Ancelotti të largohet nga “Bernabeu” në fund të edicionit. 

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Real Madridit e udhëhoqi Leverkusenin drejt titullit historik në Bundesligë pa asnjë humbje. Me Leverkusenin, tekniku spanjoll e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë. Në ndeshjen ndaj Kaiserslauternit në finale të Kupës gjermane, golin e fitores e kishte realizuar Granit Xhaka.