Granit Xhaka mund të largohet nga skuadra e Bayer Leverkusenit në verë.
Për Xhakën ka shprehur interesim gjiganti turk, Fenerbahçe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi turk “Aspor” ka raportuar të martën se menaxheri i Xhakës është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Leverkusenit.
Te skuadra e Fenerit dëshirojnë që të bëjnë ndryshime në mesfushë dhe kanë nevojë për një lojtar si Xhaka.
Për ish-futbollin e Arsenalit më herët ka shprehur interesim edhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray.
32-vjeçari Xhaka është lider i Leverkusenit. Me Leverkusenin ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën gjermane në edicionin e kaluar.
Më herët presidenti i Bayer Leverkusenit ka theksuar se Xhaka nuk do të largohet.