Portieri i Sassuolos, Arijanet Muriq, ka zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë në Serie A.
Muriq ishte prej më të mirëve në ndeshje në fitoren 1:0 të Sassuolos të premten e kaluar ndaj Hellas Veronas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Kosovës u dallua për pritjet ndaj Veronas. Kishte nëntë pritje e po ashtu 47 prekje të topit me këmbë.
Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.
Muriq është i padiskutueshëm në portën e klubit italian por edhe te përfaqësuesja e Kosovës.
26-vjeçari Muriq me Sassuolon këtë edicion ka zhvilluar pesë paraqitje në kampionatin italian.
Portieri shtatlartë ka pranuar lëvdata nga trajneri i Sassuolos, Fabio Grosso për paraqitjet e fundit.
Ai te klubi elitar italian u transferua në verë në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni nga Ipswich Towni.