Portierja e Përfaqësueses së Spanjës, Cata Coll, mbeti pa shënimet e saj taktike gjatë gjuajtjes së penalltive në finalen e Kampionatit Evropian për futbolliste që u zhvillua muajin e kaluar.
Portierja e Anglisë, Hannah Hampton, ia mori atë fshehurazi dhe ia hodhi në tribuna. Colli mbante shënimet e futbollisteve, se ku mund t’i gjuanin kundërshtaret penalltitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnglia e fitoi Evropianin, pikërisht pas ekzekutimit të penalltive. Në finale e mposhti Spanjën 3:1, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet ishin mbyllur 1:1.
Portierja e Anglisë, Hampton, ka treguar se si ia mori Collit shishen ku i kishte shënimet.
“Nuk ishte e vështirë. Thjesht e vura timen aty, ia hodha njërën te ventilatorët dhe ajo kishte një shishe bosh. Më pas e kërkonte. Ajo po ecte prapa dhe unë ecja në anën tjetër. Ishte shumë e hutuar. Po përpiqesha shumë të mos shpërtheja së qeshuri”, deklaroi 24-vjeçarja në një intervistë për “TalkSport”.