Me golin e realizuar nga Walid Hamidi, skuadra e Ballkanit e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të ndeshjes derbi ndaj kampiones në fuqi, Dritës. Hamidi realizoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e 39-të të ndeshjes që i takon xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll. Ai u gjend më së miri në tollovinë e krijuar në zonën e portierit të Dritës, Faton Maloku, dhe me goditje të saktë shënoi për 1:0.
Arb Manaj i Dritës shënoi gol pas tre minutash. Por goli i tij u anulua. Pas rishikimit të situatës me VAR, u vlerësua se Manaj kishte bërë ndërhyrje të palejuar gjatë një dueli.
Ndërkohë, pjesa e parë e ndeshjes në Klinë ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit përfundoi baras, 1:1.
Alex Gnapi shënoi me asistim të Arbnor Ramadanit në minutën e tetë, kurse golin e barazimit për Dukagjinin e shënoi Dienit Isufi. Ai realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë.
Baras përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes Malisheva – Ferizaj.
Ardit Iljazi shënoi golin për Ferizajn në minutë ne 32-të, kurse Arlind Veliu në minutën e 36-të për Malishevën.
Pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Drenica përfundoi po ashtu baras 0:0.
