Stefano Pioli nga edicioni i ardhshëm nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Milanit. Kështu ka konfirmuar të premten Milani përmes rrjeteve sociale.
Skuadra e Milanit e ka falënderuar Piolin për punën e bërë gjatë pesë vitesh qëndrimi në krye të gjigantit italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“AC Milan falënderon nga zemra Stefano Pioli dhe të gjithë stafin e tij për drejtimin e Ekipit të Parë gjatë pesë viteve të fundit, duke siguruar një titull të paharrueshëm të Ligës dhe duke rivendosur praninë e vazhdueshme të AC Milan në kompeticionin më të lartë evropian”, ka shkruar Milani.
Pioli mori drejtimin e Milanit në vitin 2019. 58-vjeçari i ka zhvilluar 239 ndeshje dhe ka arritur 132 fitore, 55 barazime dhe 52 humbje. Italiani me Milanin e ka të fituar edhe një titull të kampionit.